Suplementet ushqimore, përse janë të domosdoshme

Kur flasim për suplementet ushqimore, bëhet fjalë për lëndë ushqimore të ndara në dy kategori, për makronutrientë, si: aminoacide (proteinë), acide yndyrore etj. dhe mikronutrientë, si: vitamina, minerale, enzima etj., të cilat merren në formën e tabletave, kapsulave, lëngjeve shtesa ose edhe pluhur..

Suplementet gjenden në variante të ndryshme, doza dhe kombinime të ndryshme. Ato konsumohen sipas nevojave që ka trupi për të kompletuar nevoja të larta në suplemente të caktuar. Megjithatë, funksionimi i trupit tonë kërkon një sasi të caktuar të çdo lënde ushqyese..

Suplementet e zëvendësojnë mungesën e komponenteve të ushqimit, të cilat mund të jenë shumë të nevojshme.

Ato janë koncentrate dhe ekstrakte, të cilët përmbajnë një sasi më të madhe të përbërësve të caktuar sesa ato të cilat hasen në formë natyrore të ushqimit..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *